Abissnet Superiore

VIDEO/ Dinamo bie zyrtarisht në të Parën, Tirana fiton edhe klasiken, Egnatia në Play Out

Tirana nuk ka falur ndaj Vllaznisë në kryeqytet dhe tashmë me statusin e kmapiones së Shqipërisë, mposhti me rezultatin 3-1 në kryeqytet shkodranët. Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 16-të me anë të Taulant Seferit që regjistron golin numër 17 në këtë sezon. Megjithatë, shkodranët reaguan dhe rikthyen baraspeshën teksa shfrytëzuan një autogol të Real Zhivanajt me mbrojtësin bardheblu që devijoi topin gabimisht në portën e tij. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Ennur Totre riktheu sërish Tiranën në avantazh me fantazistin që shfrytëzoi një asist të Ismajlgecit dhe kaloi me zgjuarsi portierin Zogovic.

Ndërkaq, në fraksionin e dytë, bardheblutë gjetën edhe golin e tretë me anë të Redon Xhixhës që shënoi për herë të 14 në këtë sezon. Ndërkohë, të dyja skuadrat të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Zhivanajt dhe Gurishtës.

Ndërkohë, Kukësi ka marrë fitoren e parë në shtëpinë e re, “Kukës Arena”. Verilindorët e panë veten në disavantazh pas golit të Demirit, megjithatë përmbysën me anë të Lulaj dhe Ndrecës. Pas këtij rezultati, Dinamo rikthehet në Kategorinë e Parë pas një viti në elitë duke mbyllur një sezon zhgënjyes edhe pse e nisën me pritshmëri të larta. Sakaq, Kukësi kthehet të fitojë pas tetë ndeshjeve pa marrë pikë të plota dhe ngjitet në vendin e katërt me 49 pikë.

Në ndeshjen tjetër të Superiores, Partizani ia doli të fitonte në transfertën e Rrogozhinës ndaj vendasve të Egnatias me rezultatin 0-1. Të kuqtë shfrytëzuan një “predhë” të Arinaldo Rrapajt i cili në ekstremet e fraksionit të parë mposhti portierin Hasanbelli. Pas këtij trepikëshi, Partizani ruan vendin e tretë me 52 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e tetë me 34 pikë dhe kur kanë mbetur dy ndeshje nga fundi i sezonit, nuk arrijnë dot të shkojnë me tepër se ky pozicion dhe i duhet të luajnë në Play-Out.

                                                Kronikat e ndeshjeve:

TIRANA (4-3-3): Bekaj; Përgjoni, Behiratche, Zhivanaj, Toli; Najdovski, Totre, Hoti; Ismajlgeci, Seferi, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.
VLLAZNIA (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Çoba, Da Silva, Latifi; Aralica. Trajner: Elvis Plori.

Tirana-Vllaznia 3-1
Shënues: ‘7 Seferi, 40′ Totre, 48′ Xhixha/ 23’ aut. Zhivanaj

Penalltia e anuluar në dëm të Seferit…

23′ Vllaznia barazon shifrat, shkodranëi i gëzohen një autogoli të Zhivanajt

35′ Mundësi e artë për Seferin, por Zogovic devijon topin në momentin e fundit

40′ Goli i Totre

48′ Xhixha shënon golin e tretë për Tiranën pas asistit të Seferit

60′ Aralica godet me kokë, por Bekaj kontrollon pa problem

65′ Tirana i afrohet golit të katërt, Seferi ndalet nga shtylla 

69′ Tirana mbetet me 10 lojtarë, Zhivanaj merr kartonin e dytë të verdhë

72′ Aralica provon nga goditja e dënimit, por kundërpërgjigjet Bekaj

76′ Gurishta gabon në ndërhyrjen ndaj Seferit, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë Vllazninë me 10 vetë

 

EGNATIA (4-2-3-1): Hasanbelli; Ymeraliaj, Kacbufi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Agbekpornu; Delarge, Levendi, Jackson; Pedro. Trajner: Zekirija Ramadani.
PARTIZANI (4-3-3): Hoxha; Hadroj, Bitri, Belica, Sota; Rrapaj, Matondo, H. Marku; Mala, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti.

Egnatia-Partizani 0-1
Shënues: 46′ Rrapaj

KUKËSI (4-3-3): Tafas; Gligorov, Bytyçi, Lulaj, Ndreca; Sh. Taipi, De Lucas, Sh. Taipi; Basha, Milunovic, Feijao. Trajner: Diego Longo.
DINAMO (4-3-3): Harizaj; Maliqi, Miha, Imami, Prodani; Siljanovski, Sidibe, Demiri; Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu. Trajner: Rodolfo Vanoli.

Kukësi-Dinamo 2-1
Shënues: 66′ Lulaj, 78′ Ndreca/ 53′ Demiri

53′ Supergol nga Demiri, mesfushori befason Kukësin me një silurë nga distanca

66′ Barazon Kukësi, Bruno Lulaj shënon me kokë

78′ Kukësi përmbys Dinamon, Ndreca ndëshkon kryeqytetasit

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency