Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Diogo Costa fenomenal, “shpëton” CR7 dhe nderon Portugalinë

Portugalia i falet lotarive të penalltive për të thyer Slloveninë dhe për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024. Fantastik Diogo Costa, portieri i Portos me tri penallti radhazi të pritura.

Festë në fund në kampin luzitan, me Cristiano Ronaldon me shokë që do të sfidojnë Francën në duelin për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.

Koha e rregullt dhe 30 minutat e kohës shtesë u mbyllën në barazim pa gola, me legjendën portugeze që humbi një penallti në fundin e shtesës së parë. Që u prit mjeshtërisht nga Jan Oblak.

Gjithsesi, CR7 u tregua i saktë më pas në goditjen e dytë, duke mposhtur portierin e Atletico Madrid. Portugali-Francë do të luhet në datën 5 korrik në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

 

Euro 2024
Raundi i 1/8-ve

PORTUGALI-SLLOVENI 0-0 (3-0)

Goditjet e penalltive

 

115′ Gafë e pabesueshme nga Pepe, Sesko nuk përfiton! Diogo Costa “mban gjallë” portugezët.

 

Ronaldo në lot pas humbjes së penalltisë

 

105′ Penallti për Portugalinë. Gjuan Ronaldo, grushtim i shkëlqyer nga Jan Oblak.

 

89′ Përsëri Ronaldo, por portugezi nuk ia del të shënojë golin e fitores dhe kualifikimit.

 

55′ Tjetër mundësi nga goditja e dënimit për CR7, grushton Jan Oblak.

 

34′ Cristiano Ronaldo nga goditja e dënimit, topi mbi tra.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Portugali-Slloveni (21:00), dueli i radhës në raundin e 1/8-ve në Euro 2024. Luzitanët cilësohen favoritë në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit, por sllovenët janë ende të pamposhtur deri tani.

Lexo edhe:

Dhe skuadra e Matjaz Kek do të tentojë një tjetër mrekulli pas kalimit të fazës së grupeve. Roberto Martinez i ka dhuruar një fanellë titullari Cristiano Ronaldos, i cili është në kërkim të golit të parë në Gjermani 2024.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...