Milani mori një fitore të madhe, me përmbysje, në “San Siro” kundër PSG-së dhe bën lëmsh Grupin F, ku kryeson Dortmundi me 7 pikë, PSG ka 6, kuqezinjtë 5 dhe Newcastle 2.
“Djalli” nuk u gjunjëzua nga goli i shpejtë i Skriniar, përkundrazi, e ktheu shumë shpejt baraspeshën me Leaon, ndërsa golin e fitores e realizoi Giroud.
Atletico e Madridit shfryu me gjashtë gola ndaj Celtic, dhe kryeson Grupin E me tetë pikë, e ndjekur nga Lazio (një pikë më pak) që mori maksimumin e pikëve ndaj Feyenoordit falë golit të Ciro Immobiles.
Lexo edhe:
- Francesco Farioli, filozofi që po mahnit Europën me Nice
- VIDEO/ Porto-Antwerp, tifozët belgë shkaktojnë kaos dhe dëme të mëdha gjatë natës
- Rrëfehet ‘skifteri’ shqiptar: Ja pse nuk e kam grabitur shtëpinë e Messit
- Gëzohet Inzaghi, Arnautovic gati për ndeshjen e Champions League ndaj Salzburg
Manchester City siguroi kualifikimin me fitoren e thellë 3-0 ndaj Young Boys me Haalan që realizoi dygolësh.
Pranë kualifikimit edhe Porto, që iu imponua 2-0 Antwerpit në Grupin H.
Milan – Paris SG 2-1
Shënues: Leao 12′, Giroud 50′ / Skriniar 9′
Atl. Madrid – Celtic 6-0
Shënues: Griezmann 6′, 60′, Morata 45+2′, 76′, Lino 66′, Niguez 85′
Crvena Zvezda – RB Leipzig 1-2
Shënues: Henrichs 81 (aut.)\ Xavi Simons 8′, Openda 77′
Porto – Antwerp 2-0
Shënues: Evanilson 32′ (pen.), Pepe 909+1′
Lazio – Feyenoord 1-0
Shënues: Immobile 45+1′
Manchester City – Young Boys 3-0
Shënues: Haaland 23′ (pen.), 52′, Foden 45+1′
