Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ “Do e marrim CR7 te Chelsea?”, përgjigja e Tuchel bëhet virale

Tifozët e Chelsea presin një dhuratë të madhe nga merkato e verës. Emra si Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lidhur me një transferim në “Stamford Bridge”.

Ekipi i Thomas Tuchel ndodhet në SHBA për fazë përgatitore. Një tifoz i bluve ka pyetur trajnerin Thomas Tuchel rreth mundësisë së transferimit të CR7 te Chelsea.

A do të firmosim me Cristiano Ronaldon?”, i është drejtuar teknikut tifozi pasi i mori një autograf. Ndërkohë, Tuchel i është përgjigjur duke buzëqeshur: “Nuk ta tregoj dot…

 

Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, por ai nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”, edhe pse tekniku Ten Hag shpreson të kundërtën.

37-vjeçari kërkon me ngulm një ekip që garon në Champions League dhe në ishull raportojnë se Chelsea është gati të ofrojë rreth 15 milionë paund për kartonin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...