Sulmuesi shqiptar që luan për Chesterfield, Armando Dobra është duke kaluar një periudhë shumë të mirë.
Ndërsa skuadra e tij është duke zhvilluar ndeshjen “Play Off” ndaj Notts County për t’u ngjitur nga National League në League Two, Dobra u ka dhuruar vendasve golin e avantazhit me sfidën që deri në ato momente ishte në barazimin 1-1.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Dobra gjeti rrjetën në minutën e 93’, me sfidën që kishte kaluar në shtesë. Pasi realizoi një super gol, Dobra shkoi për të festuar me trajnerin Paul Cook.
Ndërsa regjia dhuroi edhe një pamje të flamurit “kuqezi” që e kishin disa tifozë shqiptarë, të cilët po festonin golin e sulmuesit në “Wembley Stadium”.
