Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Dominimi i Laçit sjell një pikë, Kaina nderon Kastriotin

Barazim 1-1 në Kamzë mes Kastriotit dhe Laçit, rezultat që gëzon më shumë ekipin vendas. Ndeshja e tretë radhazi pa fitore për bardhezinjtë e Mirel Josës, të cilët renditen në vend të dytë me 8 pikë më pak se Tirana kryesuese.

Ekipi kurbinas luajti më mirë, kaloi në avantazh me Saliou Guindo, i cili tregoi aftësitë si bomber me një goditje të menjëhershme në minutën e 21-të, ndërkohë që dy minuta më parë humbi një mundësi të artë.

Laçi gjeti golin e dytë pas gjysmë ore lojë. Guindo dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion të parregullt të Adelekes. Në fund të pjesës së parë tentoi edhe Bashkim Velija, por reagoi bukur portieri i Kastriotit.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Pushimi i bëri mirë djemve të Emiliano Çelës, të cilët barazuan rezultatin në minutën e 58-të falë golit të brazilianit Kaina. Laçi reagoi pas golit të pësuar dhe iu afrua disa herë golit të avantazhit.

Ujka dhe Spahiu provuan me gjuajtjet e tyre, teksa Mentor Mazrekaj u ndal nga traversa në minutën e 71-të. Okebugwu pati një mundësi të mirë në minutën e 84-të, por u tregua i pasaktë. Në sekondat e fundit Ujka ekzekutoi fort një goditje dënimi për Laçin, por gjuajtja e mesfushorit kaloi ngjitur me shtyllën dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

22 pikë numëron ekipi krutan pas barazimit të sotëm, duke u renditur në vend të tretë nga fundi, ndërsa Laçi nuk përfitoi nga barazimi i Tiranës në derbi dhe ndodhet 8 pikë larg vendit të parë.

Kastrioti-Laçi 1-1 (Kaina 58′ / Guindo 21′)

84′- Edon Hasani pason për Okebugwun, por gjuajtja e lojtarit afrikan është e pasaktë

77′ Miqtë zbresin bukur, Spahiu tenton trekëndëshin e portës krutane, topi devijohet në këndore.

71′-Goditje dënimi për Laçin. Gjuan Mentor Mazrekajt, topi përplaset në traversë.

64′ Aksion i gjatë i Laçit, tentativa e Serxho Ujkës përfundon jashtë.

58′- Gool! Barazohet takimi në Kamëz. Sulmuesi i Kastriotit, Kaina kap në kundërkohë Dajsinanin dhe dërgon topin në rrjetë.

54′ Bardhezinjtë sërish në sulm. Kroson Spahiu, Velkoski fiton duelin ajror me portierin Sali, por topi përfundon mbi tra

41′ Gjuajtje e fortë e Velijës nga krahu i djathtë, grushton topin portieri vendas.

32′- Qato nis Adeleken në krah, i cili pason në zonë për Guindon. Sulmuesi nga Mali dërgon topin në rrjetë, por anësori anulon golin e Laçit për pozicion të parregullt të Adelekes.

24’ – Provon të reagojë Kastrioti, me Onanugën që fiton një dyluftim ajror dhe e sheh veten përballë portierit Dajsinani, por goditja është e gabuar dhe topi shkon mbi kuadrat.

21’ – Goooool. Zhbllokohet sfida në Kamëz dhe është Guindo që i jep avantazhin Laçit. Sulmuesi merr një top pa pretendime dhe me shpinë nga porta, por rrotullohet menjëherë dhe e dërgon në cepin e portës së Salit, duke u dhënë avantazhin kurbinasve.

19’ – Vertikalizim i shpejtë i Laçit për Guindo, por mbrojtësi mbyllet nga Selmani. Vetëm pak sekonda më vonë, Guindo ka një rast të artë shënimi, por godet lehtë dhe Sali fluturon për të grushtuar e mbajtur të paprekur rrjetën. Shpëton mirë Kastrioti.

09’-Henry ekzekuton një goditje dënimi, megjithatë e dërgon topin në duart e Dajsinanit.

 Nis sfida Kastrioti-Laçi në Kamëz

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Hysein, Rami, Onanuga, Karakaçi, Zogaj, Hasani, Henry, Kaina.

Trajneri: Emiliano Çela

Laçi: Dajsinani, Ziko, Ignatovic, Velkoski, Roganovic, Shehu, Qato, Ujka, Adeleke, Velija, Guindo.

Trajneri: Mirel Josa

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...