Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Dora e Saka tërbon holandezët, Koeman: VAR-i po prish futbollin!

Në Holandë nuk arrijnë ta besojnë dot penalltinë që iu akordua Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2024.

Tulipanët kryesonin 1-0 kur nga një kontakt mes Dumfries dhe Harry Kane u akordua penallti për “Tre Luanët”.

 

Ndërkohë që ka një prekje me dorë nga Bukayo Saka përpara se topi të shkonte mes mbrojtësit të Interit dhe sulmuesit të Bayern Munich.

Ronald Koeman, trajneri i Holandës, kritikon ndërhyrjen e VAR-it, duke theksuar se po prishet futbolli.

Lexo edhe: 

Për mendimin tim nuk duhej akorduar penallti ai episod. Kane shkelmoi topin dhe këpucët e dy lojtarëve u prekën. Mendoj se ky përdorim që po i bëhet VAR-it po e prish futbollin.

 

Eliminimi? Në fund të ndeshjes ne patëm ndjesinë se ishim skuadra më e mirë në fushë… “, u shpreh trajneri i Holandës.

Kombëtare që nuk siguron një finale Europiani që prej vitit 1988. Që korrespondon edhe me suksesin e parë dhe të vetëm të tulipanëve.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...