Arsenali heq dorë përfundimisht nga gara për titullin në Premier League. “Topçinjtë” u mposhtën 0-3 në “Emirates” nga Brightoni dhe mbeten -4 nga Manchester City, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Interesant fakti që Brightoni ka fituar katër nga pesë vizitat e fundit në “Emirates” në të gjitha kompeticionet.
Të dy golat e kësaj ndeshjeje u realizuan në pjesë e dytë. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 51-të nga “koka” e Encisos, që u shërbye në këtë rast nga Estupinan.
Goli i dytë i miqve u shënua në minutë e 86-të nga Deniz Undav.
Por Brightoni nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e e shtatë shtesë Estupinan realizon golin që vulosi fitoren e thellë të miqve, 0-3.
Në fushë u pa një Arsenal i lodhur, ndoshta pa besimin e duhur sidomos pas fitores së radhës së City-t 0-3 në fushën e Evertonit.
