Bundesliga

VIDEO/ Dortmundi e nis me fitore, por dëmtohet zëvendësuesi i Haaland

Borussia e Dortmundit e nis sezonin me fitore, pasi mposhti minimalisht 1-0 Bayer Leverkusenin në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit, që në minutën e 10’ me anë të kapitenit Marco Reus, megjithatë mund të themi se ishte një fitore me goxha kosto.

Kjo pasi zëvendësuesi i Erling Haaland, Karim Adeyemi u dëmtua në mesin e pjesës së parë dhe u largua nga fusha, teksa te Borussia presin me padurim ekzaminimet mjekësore, për të mësuar më tepër mbi kohën e rikuperimit.

Sa i përket sfidës, në një stadium të mbushur plot nga tifozeria verdhezi, gjithçka ishte e balancuar, pasi edhe Leverkusen pati mundësitë e veta, megjithatë Marco Reus shtyu në rrjetë një top të mbetur mbi vijën fatale dhe u dha tre pikët të tijve në ndeshjen e parë.

Tani drejtuesve të Dortmundit u mbetet të hidhen në merkato për të gjetur një sulmues, pasi të dy që ka marrë këtë verë, janë momentalisht të dëmtuar dhe nuk ka një afat konkret rikuperimi.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency