Një episod i shëmtuar ka ndodhur në Slloveni në ish-klubin e lojtarit të kombëtares, Endri Çekiçi, Olimpija Ljubjanë. Ultrasit sllovenë të quajtur “Dragonjtë Jeshilë” vendosën të shkatërronin konferencën për shtyp ku u prezantua trajneri i ri i skuadrës së tyre, Abert Riera.
Në fakt, ultrasit nuk kishin asgjë kundër trajnerit të ri Riera që në të kaluarën e tij si futbollist ka luajtur edhe me Liverpool. Tifozët sllovenë janë vënë kundër presidentit të klubit, Adam Delius. Kështu, pasi detyruan Rierën të largohet, ultrasit siguruan dejtuesit e klubit se protesta e tyre do të vijojë dhe madje ajo do të përshkallëzohet në vazhdim.
Sakaq, për Rierën, Ljubjana do të jetë aventura e parë në rolin e trajnerit duke qenë se më parë ka punuar si asistent te Galatasaray. Gjithsesi, e sigurt është se aventura sllovene nuk ka nisur ashtu siç do të ëndërronte 40-vjeçari nga Manacori.
😡 ¡¡¡LAMENTABLE!!!
😱 Los ultras del Olimpija Ljubiljana expulsan a Albert Riera en su presentación como nuevo entrenador del club
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/hbpNG2cO5Q
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) July 4, 2022