Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Dramë dhe lot pas 120 minutave lojë, klubi i njohur spanjoll nuk ngjitet në Segunda Division

Deportivo La Coruna nuk ia doli të rikthehet në Segunda Division. Ekipi i njohur spanjoll, i cili dhuronte paraqitje spektakolare në La Liga dhe kompeticionet europiane në vitet ‘2000, dështoi 1-2 në finalen ndaj Albacetes.

Dueli i luajtur në stadiumin “Riazor” ishte tepër i luftuar. Tifozët e Deportivos krijuan një atmosferë të shkëlqyer para dhe gjatë ndeshjes.

 

Stadiumi shpërtheu në minutën e 25-të kur Mario Soriano kaloi vendasit në avantazh. Gjithsesi, Deportivo nuk e ruajti dot avantazhin e artë.

Albacete barazoi takimin tetë minuta nga fundi me anë të Alberto Jimenez. Ndeshja shkoi në shtesa, aty ku ekipi mik realizoi edhe golin e fitores me Jordi Sanchez Ribas (112’) dhe festoi ngjitjen një divizion më lart.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...