Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

VIDEO/ Dramë në grupin C! Argjentina në krye të grupit, në Arabi-Meksikë “fiton” Polonia!

Dramë në grupin C, aty ku festuan Argjentina dhe Polonia. Skuadra e Lionel Scalonit mposhti 2-0 Poloninë dhe siguroi vendin e parë në grup.

Leo Messi humbi një penallti në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez.

Argjentina do të sfidojë Australinë për një biletë në çerekfinalet e Botërorit Katar 2022. Meksikës nuk i mjaftoi fitorja 1-2 ndaj Arabisë Saudite.

Dy gola iu anuluan djemve të Tata Martinos, të cilët u eliminuan vetëm falë golavarazhit. Feston në këtë mënyrë Polonia, që në raundin e 1/8-ve do të përballet me kampionët në fuqi të Francës.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi C

POLONI-ARGJENTINË 0-2 (Mc Allister 46′, Alvarez 67′)

Kronika e ndeshjes:

 73′ Julian Alvarez afër golit të dytë personal, goditja potente përfundon jashtë.

 

 71′ Provon Leo Messi, grushton “gardiani” Szczesny.

 

 67′ Goooooooool! Argjentina realizon edhe golin e dytë, finalizim fantastik nga ana e Julian Alvarez.   

 

 46′ Gooooooool! Argjentina në avantazh vetëm 54 sekonda pasi nisi pjesa e dytë. Alexis Mac Allister gjen golin e parë me kombëtaren albiceleste. 

 

 43′ Provon Julian Alvarez, grushton Szczesny.

 

 39′ Gjuan Leo Messi, grushton Szczesny. Portieri i Juventusit pret penalltinë e dytë në Katar 2022. Rezultati nuk zhbllokohet.

 

 36′ Argjentina provon me Alvarez pret Szczesny. Më pas kontakt me Messin, VAR-i e konsideron faull, penallti për Argjentinën.

 

 33′ Angel Di Maria kërkon golin nga këndorja, Wojciech Szczesny i mohon një eurogol shokut të tij te Juventusi.

 

 28′ Drithërima në portën polake. Devijimi i Julian Alvarez devijohet nga një mbrojtës, topi shkon te Marco Acuna, “sallakja” e të cilit kalon ngjitur me shtyllën.

 

 10′ Leo Messi driblon disa kundërshtarë dhe gjuan drejt portës, grushton portieri Wojciech Szczesny.

 

Argjentina përballet me Poloninë në ndeshjen e fundit në grup, teksa Messi me shokë do të kërkojnë fitoren për të siguruar kualifikimin dhe për të mos pritur dhurata nga sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Trajneri Scaloni ka bërë sërish disa ndryshime, duke lënë në stol Lautaro Martinezin dhe aktivizuar në vendin e tij sulmuesin e Manchester City-t, Julian Alvarez, në krah të Messit dhe Di Marias.

Titullar edhe Enzo Fernandez, i cili shënoi golin e dytë ndaj Meksikës, ndërsa në mbrojtje kthehet në stol Lisandro Martinez dhe aktivizohet nga minuta e parë Romero.

FORMACIONET ZYRTARE

 

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi C

ARABIA SAUDITE-MEKSIKË 1-2 (Salem Al Dawsari 90+5′, / Martin 47′, Luis Chavez 52′)

Kronika e ndeshjes:

 90+5; Arabia shkurton rezultatin me anë të Salem Al Dawsari, gol që kualifikon Poloninë në raundin e 1/8-ve.

 

 88′ Uriel Antuna dërgon topin në rrjetë, anulohet goli i Meksikës.

 56′ Shënon sërish Chavez, anulohet goli i tretë i Meksikës për pozicion të parregullt.

 

 52′ Gooooooooool! Luis Chavez ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke realizuar një nga golat më të bukur në Katar 2022. 0-2 për Meksikë.

 

 47′ Goooooooool! Meksika e nis me gol pjesën e dytë, Henry Martin devijon saktë në portë dhe kalon në avantazh ekipin e tij. 

 

 27′ Meksika në kërkim të golit të avantazhit, Orbelin Pineda rrezikon portën arabe me kokë.

 

Fokusi është te Poloni-Argjentinë, por një betejë e madhe pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Stadium 974” mes Arabisë Saudite dhe Meksikës, dueli tjetër i grupit C. Të katër skuadrat janë në lojë për kualifikimin.

Arabia dhe Meksika do të përballen mes tyre për herë të katërt në histori dhe për herë të parë në një Kupë Bote. Herve Renard nuk heq dorë nga skema e tij klasike “3-4-3”, ndërsa Tata Martino rreshton në fushë meksikanët me modulin “4-1-2-3”.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...