Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Video/ Driblime, kombinim dhe goditje, goli i Lucas Mourës është spektakolar

Tottenham mori një fitore të pastër 3-0 pasditen e djeshme ndaj Norwich, megjithatë ai që tërhoqi më shumë vëmendjen nga kjo përballje, ishte padyshim goli i fantazistit brazilian Lucas Moura.

Futbollisti 29-vjeçar, i cili është shndërruar në titullar me ardhjen e Antonio Contes në stol, shënoi një gol spektakolar në minutën e 10’ të ndeshjes, duke i hapur udhë suksesit të “Spurs”-ave.

Lucas Moura mori topin në gjysmëfushën kundërshtare, dribloi bukur një kundërshtar, kombinoi me Son Hueng-Min dhe më pas mbajti sërish topin mes fanellave të Norwich, para se të lëshonte një silurë nga distanca, duke e dërguar sferën në trekëndësh.

Ndiqni videon e mëposhtme, për të shijuar golin e Lucas Mouras nga disa kënde të ndryshme…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...