Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ “Duhet të ndaloni pyetjet për luftën, nuk jam politikan”, Tuchel acarohet në konferencë

Vëmendja në këto momente është e gjitha e zhvendosur tek lufta që po ndodh në Ukrainë, ku Rusia ka dërguar trupat ushtarake duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në aspektin njerëzor. Edhe bota e futbollit nuk mund t’i shmanget konfliktit në Ukrainë, ndërsa janë përçuar mesazhe paqeje para startit të ndeshjeve në kampionatet kryesore të Europës.

Ndërkohë, protagonist së fundmi në lidhje me temën e luftës është bërë trajneri i Chelsea, Tomas Tuchel i cili duket se është lodhur nga pyetjet e gazetarëve të cilat nuk kishin lidhje me futbollin, duke theksuar se ai nuk është një politikan për të komentuar mbi ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ukrainë.

“Më dëgjoni ju lutem, tani duhet të ndaloni me këto pyetje. Unë nuk jam një politikan, unë mund ta përsëris se ndihem keq për atë që po ndodh. Nuk kam përjetuar asnjëherë luftën, ndaj edhe të flas për të ndihem i privilegjuar teksa jam këtu duke qëndruar në paqje. Unë bëj më të mirën, por duhet të ndaloni me këto pyetje sepse nuk kam asnjë përgjigje”, u shpreh Tuchel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...