Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Dumfries i prish festën Lazios, Interi merr trofeun para tifozëve

Në ndeshjen e fundit sezonale në “San Siro”, ku dhe iu dorëzua trofeu i titullit të 20-të kampion në histori, Interi barazoi 1-1 me Lazion, duke e shmangur humbjen në minutat e fundit.

Golin e miqve në këtë ndeshje e realizoi Kamada në minutën e 32-të, pas assitit të dhënë nga Rovella.

Kundërpërgjigjja e zikaltërve erdhi vetëm në fundin e takimin, më saktësisht në minutën e 87-të me Dumfries.

Lexo edhe:

Interi, në fakt, luante thjesht për të respektuar kampionatin dhe kënaqur tifozët, ndërsa skuadra kryeqytetase mori një pikë, që mund të mos ketë asnjë vlerë nëse Roma fiton me Genoan (verdhekuqtë do të siguronin vendin e gjashtë).

Asnjë minutë në fushë për Kristjan Asllanin, që qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stolin e rezervave, ndërsa nga ana tjetër trajneri Tudor e hodhi në lojë Elseid Hysajn në minutën e 66-të në vend të Luca Pellegrinit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...