Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Dy gola ndaj Besiktasit, “ish”-i i Skënderbeut protagonist në Kupë

Rrugëtimi i Besiktasit në Kupën e Turqisë u ndërpre në raundin e 1/8-ve. Bardhezinjtë nga Stambolli u eliminuan nga Ankaragucu i Ali Sowe, që kaloi në çerekfinale falë goditjeve të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Ish-sulmuesi i Skënderbeut kaloi Ankaragucu në avantazh në minutën e 12’, por Besiktasi barazoi takimin 13 minuta përpara fundit.

GOLI I ALI SOWE

Shtesat nuk prodhuan gol dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Ali Sowe realizoi penalltinë e tij, ndërkohë që lojtarët miq gabuan dy herë nga pika e bardhë.

28-vjeçari nga Gambia ishte pjesë e Skënderbeut në sezonin 2017-2018. Sowe fitoi titullin kampion në Korçë dhe u shpall golashënuesi më i mirë në Superiore (21 gola).

Lojtari afrikan dha kontribut të madh në kualifikimin e bardhekuqve për herë të dytë në fazën e grupeve në Europa League.

PENALLTITË

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...