Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Dy gola nuk mjaftojnë, Ballkani del pa pikë nga transferta çeke

Dy gola nuk i mjaftuan Ballkanit për të marrë pikë në transfertën e vështirë çeke përballë Slavias së Pragës. Kampionët e Kosovës u mposhtën 3-2 në duelin e dytë të grupit G në Conference League, aty ku garojnë edhe Sivasspor dhe Cluj.

Të pesë golat u realizuan në fraksionin e parë të sfidës. Ekipi i Ilir Dajës kaloi dy herë në avantazh me anë të Ermal Krasniqit dhe Meriton Korenicës, por skuadra çeke siguroi pikët maksimale falë autogolit të Stivi Frashërit dhe golave të Peter Olayinka dhe Masopust.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, ishte protagonist me golin e tij dhe asistin te goli i tretë i Slavias. Pjesa e dytë dhuroi pak emocione. Slavia kërkoi golin e qetësisë, por u përball me pritjet e Stivi Frashërit.

Ndërkohë, Astrit Thaqi u largua me karton të kuq gjashtë minuta përpara fundit, duke lënë Ballkanin me dhjetë lojtarë. Grupi G kryesohet nga Slavia dhe Sivasspor me nga 4 pikë, teksa Ballkani dhe Cluj numërojnë nga një pikë.

Conference League
Grupi G

SLAVIA PRAGUE-BALLKANI 3-2 (Frashëri (aut) 26′, Olayinka 34′, Masopust 41′ / Krasniqi 23′, Korenica 29′)

Kronika e ndeshjes:

 90+1′ Dy raste për Slavian, por Stivi Frashëri reagon shumë bukur ndaj Ousou dhe Tiehi.

 84′ Kampionët e Kosovës mbesin me dhjetë lojtarë pas ndërhyrjes së gabuar dhe të ashpër të Astrit Thaqit.

 83′ Slavia pranë golit të katërt, por grushtimi i Stivi Frashërit te gjuajtja e David Doudera mban në lojë Ballkanin.

 64′ Moses Usor tenton trekëndëshin e portës së Ballkanit, por goditja e nigerianit të Slavias përfundon jashtë.

 58′ Meriton Korenica lëviz bukur, por e djathta e tij është e pasaktë dhe përfundon larg portës vendase.

 53′ Gafë në mbrojtje e Ballkanit, Peter Olayinka afër golit të dytë personal.

 41′ Skuadra çeke kalon në avantazh me anë të Lukas Masopust, i cili mori një asist nga Olayinka dhe mposhti portierin Stivi Frashëri.

 34′ Barazon Slavia me anë të Peter Olayinkas. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit merr një asist nga krahu i djathtë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë. Barazim 2-2 në “Fortuna Arena”.

 29′ Ballkani rikthehet në avantazh. Asist i Albion Rrahmanit dhe gol i Meriton Korenicës, i cili nuk gabon përballë portierit Mandous.

 26′ Barazon Slavia falë një gafe fatale të portierit Stivi Frashëri!

 23′ Ballkani në avantazh. Aksion i mrekullueshëm i kampionëve të Kosovës, asist i kapitenit Thaçi dhe finalizim i Ermal Krasniqit. Festë shqiptare në stadium.

 22′ Ekipi çek vijon të sulmojë në krahun e djathtë. Bajram Jashanica largon rrezik

 19′ Reagon Slavia. Schranz gjuan nga brenda zonës, pret pa probleme portieri Stivi Frashëri.

 17′ Aksion i bukur e lojtarëve të Ballkanit, por Krasniqi dhe Korencia nuk ia dalin të shfrytëzojnë zbritjen e shpejtë.

 16′ Ermal Krasniqi tenton një eurogol, por e djathta potente e sulmuesit dardan përfundon jashtë.

 11′ Inkursion i Ermal Krasniqit. Sulmuesi i Ballkanit shmang një kundërshtar, por ndërhyrja e suedezit Aiham Ousou eviton rrezikun në portën e Slavias.

 4′ Slavia shumë afër golit. Krosim nga e djathta dhe goditje me kokë e sllovakut Ivan Schranz. Traversa shpëton portierin Stivi Frashëri dhe kampionët e Kosovës.

 Fillon përballja Slavia Prague-Ballkani në “Fortuna Arena” të Pragës, stadiumi ku do të zhvillohet edhe finalja e madhe e kompeticionit.

Ballkani është gati për duelin e radhës në Conference League. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sonte Slavia Prague në kryeqytetin çek, ndeshje që fillon në orën 18:45 dhe transmetohet në SuperSport 2. Skuadra nga Suhareka është pjesë e grupit G aty ku garojnë edhe turqit e Sivasspor dhe rumunët e Cluj.

Me këta të fundit, djemtë e Ilir Dajës barazuan 1-1 në “Fadil Vokrri” në takimin debutues në grupet e Conference League. Ballkani zbret në fushë me rreshtimin e zakonshëm 4-3-3, teksa tekniku Daja ka bërë vetëm një ndryshim krahasuar me barazimin shtëpiak ndaj Cluj.

Lumbardh Dellova do të luajë në qendër të mesfushës në vend të Qëndrim Zybës, teksa vendin e tij në prapavijë përkrah Bajram Jashincës e zë Egzon Sinani. Ndërkohë, nigeriani Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, e nis si titullar ndeshjen për vendasit e Slavias, duke u aktivizuar në majë të ofensivës.

Ballkani (4-3-3): Frashëri; Thaqi, Jashanica, Sinani, Thaçi; Emërllahu, Dellova, Korenica; Krasniqi, Rrahmani, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...