Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Dy gola për 10 minuta, Bayerni i papërballueshëm në Gjermani

Sezoni 2022/2023 në Bundesliga ka nisur me duelin Eintracht Frankfurt-Bayern Munchen. Tifozët vendas dhuruan “show” me tymuese në minutën e parë të takimit, ndërkohë që bavarezët kaluan në avantazh në minutën e pestë.

 

Joshua Kimmich, një ndër yjet e skuadrës së Julian Nagelsmann, realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke lënë të shtangur portierin Trapp.

 

Goli i parë i sezonit të ri i takon një kampioni si Kimmich, me mesfushorin gjerman që nisi festën me shokët e skuadrës.

 

Në minutën e dhjetë erdhi edhe goli i dytë. Benjamin Pavard gjeti cepin e portës vendase me një goditje të fortë, duke kaluar Bayernin në avantazh të dyfishtë.

 

Ndërkohë, Eintrachti, që sezonin e kaluar fitoi Europa League, reagoi dy minuta më vonë, por goditja me kokë e mbrojtësit Tuta u ndal nga traversa.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...