Manchester United po përballet me Reading në duelin e raundit të 1/16-ve të FA Cup që po transmetohet në SuperSport 2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me VAR-in që anuloi golin e Marcus Rashford. E dyta nisi sërish me sulmet e “Djajve të Kuq”, të cilët kanë shënuar dy gola brenda katër minutave.
Autori është i njëjti: Casemiro. Mesfushori brazilian zhbllokoi takimin me një parabolë të bukur pas asistit të Anthony në minutën e 54’.
Më pas ndezi sërish festën në “Old Trafford” me një goditje nga larg, që përfundoi në cepin e portës së Reading.
