Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Dy gola për 9 minuta! Mbrojtja e United në gjumë, një gjerman hesht “Old Trafford”

Manchester United po luan në shtëpi përballë Brighton takimin e parë të sezonit të ri në Premier League. Trajneri Ten Hag ka ulur në stol Cristiano Ronaldon, ndërkohë që miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 30’.

Aksion i bukur i Brighton, Trossard dhuroi një pasim fantastik për Welbeck. “Ish”-i i United hodhi topin në zonën kundërshtare, aty ku gjermani Pascal Gross realizoi lehtësisht duke qenë i pamarkuar.

 

Brighton nuk u ndal edhe realizoi edhe golin e dytë nëntë minuta më vonë. Përsëri probleme në prapavijën e United, ndërkohë që është sërish Gross ai që ndëshkon De Gean dhe feston me shokët e skuadrës.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...