Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Dy gola për gjashtë minuta, Interi i papërmbajtshëm ndaj Atalantës

Pjesa e parë e sfidës Atalanta-Inter, përfundoi në barazim 1-1. Nigeriani Lookman kaloi vendasit në avantazh me një penallti të ekzekutuar saktë në minutën e 25’.

Zikaltrit reaguan dhe 11 minuta më vonë barazuan me anë të Edin Dzekos. Ekipi i Simone Inzaghit e ka nisur shumë mirë fraksionin e dytë të sfidës.

 

Dzeko gjeti golin e dytë personal pas një asisti të Dimarcos në minutën e 56’, ndërsa gjashtë minuta më vonë pati festë edhe për Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas, devijoi saktë me kokë një krosim të ardhur nga këndorja, por u ndihmua edhe nga mbrojtësi Palomino, i cili dërgoi gabimisht topin në portën e tij.

https://twitter.com/i/status/1591776450268786688

Avantazh i dyfishtë dhe tepër i rëndësishëm për Interin, që ka hedhur një hap të sigurt drejt sigurimit të tri pikëve të arta në një transfertë të vështirë në Bergamo.

VIDEO/ Festa e Atalantës zgjat 11 minuta, Interi rikthen baraspeshën në Bergamo

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...