Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Dy gola për katër minuta, Topalli dhe Rroca shpëtojnë Istanbulsporin

Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli po mbajnë “gjallë” Istanbulsporin në Kupën e Turqisë. Skuadra e “bandës së shqiptarëve”, e ka mbyllur në barazim 2-2 kohën e rregullt kundër Etimesgut.

Ekipi mik e mbylli pjesën e parë në disavantazh të dyfishtë, por dy lojtarët shqiptare realizuan brenda katër minutave, duke evituar humbjen dhe eliminimin.

 

Topalli shkurtoi rezultatin me golin e realizuar në minutën e 71’ pas asistit të Rrocës. Ky ishte goli i pestë sezonal me Istanbulsporin për 24-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës.

Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i kapitenit Rroca, i cili dribloi edhe portierin kundërshtar përpara se të dërgonte topin në rrjetë, duke dërguar sfidën në shtesa. 29-vjeçari gjeti golin e dytë sezonal.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...