Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Dy “krisma në limite”, Holanda thyen Senegalin dhe merr tri pikët e para

Golat e Cody Gakpo dhe Davy Klaassen në minutat e fundit, i dhuruan Holandës tri pikë tepër të rëndësishme në takimin e parë në Botërorin e Katarit. Kombëtarja e drejtuar nga Louis Van Gaal, mposhti 0-2 Senegalin në duelin e parë të grupit A.

Përballja ishte tepër e luftuar, por skuadrat menduan më shumë për mbrojtjen dhe rrezikuan pak. Rastet e pastra munguan, taktika dhe kujdesi mbizotëruan në “Al Thumama Stadium”, teksa në fund festuan holandezët falë golave të lojtarëve të PSV-së dhe Ajaxit.

23-vjeçari Gakpo debutoi me gol në një Botëror, ndërkohë që kombëtarja tulipane hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit. Senegali luajti mirë dhe fort, por dalja e gabuar e Edouard Mendy te goli i parë (portieri i Chelsea) ndikoi që kampionët e Afrikës të dilnin pa pikë nga kjo përballje.

Grupi A kryesohet nga Ekuadori dhe Holanda me nga tri pikë. Ndeshjet e ardhshme në këtë grup do të zhvillohen të premten e 25 nëntorit: Katar-Senegal dhe Holandë-Ekuador.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi A

SENEGAL-HOLANDË 0-2 (Gakpo 84′, Klassen 90+9′)

Kronika e ndeshjes:

 90+9′ Holanda shënon golin e dytë. Goditja e Memphis Depay grushtohet nga Mendy, përfiton Davy Klassen që vulos fitoren e Holandës.

 

 86′ Reagon menjëherë Senegali, por gjuajtja e rrezikshme e Pape Gueye devijohet në këndore nga Andries Noppert.

 

 84′ Zhbllokohet ndeshja. Ylli i PSV-së, Cody Gakpo shfrytëzoi në maksimum një krosim të De Jong dhe fitoi duelin ajror me portierin kundërshtar. Holanda në avantazh.

 

 64′ Senegali rrezikon me Boulaye Dia, por gjuajtja e sulmuesit të Salernitanës grushtohet në këndore nga Andries Noppert.

 53′ Virgin Van Dijk “fluturon” në ajër, por gjuajtja me kokë e kapitenit kalon ngjitur mbi traversën e portës së Senegalit.

 

 40′ Holanda kërcënon me Steven Berghuis, por gjuajtja e lojtarit të Ajaxit përfundon mbi tra.

 

 25′ Idrissa Gueye tenton një gjuajtje potente, Virgil Van Dijk devijon me kokë në këndore.

 

 19′ Mundësi e mirë për Holandën. Frenkie De Jong del i vetëm me portierin, por vonohet dhe humbet shansin për të zhbllokuar sfidën.

 

Holanda dhe Senegali janë gati të përballen mes tyre në “Al Thumama Stadium”, aty ku duke filluar prej orës 17:00 do të zhvillohet takimi i dytë në grupin A në Botërorin Katar 2022.

Louis Van Gaal ka rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-1-2. Ylli i PSG-së, Cody Gakpo do të luajë pas dy sulmuesve Vincent Janssen (Antwerp) dhe Steven Bergwijn (Ajax), teksa porta i është besuar Andries Noppert (Heerenveen), i cili do të debutojë me kombëtaren tulipane.

Në krahun tjetër, Aliou Cisse ka zgjedhur të zbresë Senegalin në fushë me skemën 4-1-2-3. Sadio Mane është mungesa e madhe në sulm, repart ku goli pritet nga treshja Ismaila Sarr (Watford), Boulaye Dia (Salernitana) dhe Krepin Diatta (Monaco).

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...