Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Dy penallti në Çeki, Koln mban gjallë shpresat e kualifikimit

Kolni arriti një fitore jetike në Çeki përballë Slovackos, duke mbetur në garë për t’u kualifikuar në Conference League. Mjegulla e dendur shtyu takimin që ishte programuar të luhej të enjten në mbrëmje.

Përballja u zhvillua sot dhe u vendos nga Ondrej Duda tetë minuta përpara fundit. Lojtari sllovak ktheu në gol një penallti dhe i dhuroi Kolnit tri pikë shumë të rëndësishme.

 

Miqtë mund ta kishin zhbllokuar ndeshjen më herët, por Florian Kainz gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 51-të. Kolni është ngjitur në kuotën e shtatë pikëve në grupin D.

Në krye renditen Nice dhe Partizani i Beogradit me nga tetë pikë. Koln luan sfidën e fundit në grup në shtëpi ndaj francezëve të Nice, përballje ku vlen vetëm fitorja për të vijuar aventurën europiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...