Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Dybala-Lukaku “show”, Roma triumfon 7-0 në “Olimpico”

Rikthehet Roma. Skuadra e Jose Mourinhos shkatërroi 7-0 Empolin në “Olimpico”, në një ndeshje perfekte. Ku nuk munguan eurogolat. Ky ishte suksesi më i thellë i verdhekuqve në drejtimin e “Special One”.

Minuta e parë, sulmi i parë i vendasve dhe penallti. E shkaktuar nga prekja me dorë e mbrojtësit polak Sebastian Walukiewicz.

 

Ekzekutimin e mori përsipër Paulo Dybala, i cili ia doli të shënonte përballë Etrit Berishës.

Lexoni edhe:

Vendasit në avantazh, dhe goli i parë sezonal në Serie A për argjentinasin, i cili nuk u ndal me kaq.

 

Goli çliroi Romën, që gjeti edhe golin e dytë në minutën e tetë. Me anë të Renato Sanches, i cili shijoi golin e parë në Serie A.

 

Ndërkohë, Ardian Ismajli (u fut në pjesën e dytë) dhe Stiven Shpendi ishin në stol në këtë ndeshje për Empolin. Skuadër që e ka filluar shumë keq sezonin aktual në kampionatin italian.

 

Roma iu afrua golit të tretë në minutën e 19′. Leandro Paredes provoi eurogolin nga goditja e këndit, por traversa shpëtoi Berishën.

Ndërkohë që Roma kaloi në fundin e pjesës së parë në avantazh të trefishtë falë autogolit të Alberto Grassit.

 

Kaq për 45 minutat e para, teksa Dybala shënoi të dytin personal dhe të katërtin për skuadrën e Jose Mourinhos në minutën e 55′. Falë një finalizimi plot klas.

 

Traversa i mohon tripletën 29-vjeçarit, teksa Empoli goditi shtyllën me anë të Baldanzit. Goli i pestë për Romën erdhi në minutën e 80′.

 

Moment kur Bryan Cristante dhuroi “show” me një goditje të mrekullueshme. Më pas radha e Romelu Lukakut, i cili shijoi golin e parë si verdhekuq.

 

Në fund pati festë edhe për mbrojtësin Gianluca Mancini, i cili kompletoi fitoren 7-0 të Romës. Ndërkohë që Empoli përjetoi një mbrëmje “horror” në kryeqytetin italian.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...