Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Dybala “show”, Roma nuk u shqitet Bolognës dhe Atalantës

Paulo Dybala 3, Torino 2. La Joya shënoi një tregolësh në “Olimpico”, duke mposhtur praktikisht i vetëm skuadrën e drejtuar nga Juric. Dhe duke u dhuruar Romës një fitore të rëndësishme për objektivin Champions.

Argjentinasi realizoi me penallti në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë shënoi dy gola të bukur. Duvan Zapata barazoi përkohësisht, ndërkohë që autogoli i Huijsen erdhi shumë vonë.

Verdhekuqtë renditen të gjashtët dhe ndodhen 4 pikë larg Bolognës së vendit të katërt. Vendi i dhjetë me 36 pikë për skuadrën “granata”.

Serie A
ROMA-TORINO 3-2 (Dybala (p) 41′, 57′, 69’/Zapata 44′, Huijsen (aut) 89′)

89′ Torino shkurton rezultatin. I pafat holandezi Dean Huijsen, i cili devijon topin në portën e tij. 

 

69′ Dybala nuk ndalet, gjen golin e tretë personal ndaj Torinos. Festë në “Olimpico”.

 

57′ Eurogol i Paulo Dybala. Dygolësh i argjentinasit, Roma rigjen avantazhin. 

 

44′ Zgjat pak festa e Romës. Duvan Zapata fiton duelin ajror me mbrojtjen vendase dhe shënon me kokë.

41′ Penallti për Romën. Ekzekuton saktë Paulo Dybala, verdhekuqtë në avantazh. 

 

Roma po luan kundër Torinos, duel i javës së 26-të në Serie A. Skuadra e De Rossit vjen pas kualifikimit ndaj Feyenoordit në Europa League.

Dhe në “Olimpico” do të tentojë fitoren e dytë radhazi në kampionat, për të vijuar të jetë afër zonës Champions.

Lexo edhe:

Sërish kundërshtarë kryeqytetas për ekipin e Juric, që humbi 0-2 kundër Lazios. Roma-Torino transmetohet live në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...