Serie A

VIDEO/ Dybala shpërthen në lot para fansave bardhezi, Bonucci e ngushëllon

Emocione të forta në “Allianz Stadium”, teksa pikërisht ndeshja mes Juventusit dhe Lazios ishte e fundit për Paulo Dybalën dhe Giorgio Chiellinin para tifozëve bardhezi.

Pikërisht sulmuesi argjentinas ishte ai që e përjetoi më keq lamtumirën, pasi shpërtheu në lot ndërkohë që po përshëndetej me fansat bardhezi dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për ta ngushëlluar e qetësuar.

Nga ana tjetër, fansat bardhezi duartrokitën sulmuesin dhe në të njëjtën kohë vërshëllyen presidentin Agnelli, në shenjë mosdakordësie për politikat që ai po ndjek në klub.

Paulo Dybala iu bashkua Juventusit në verën e 2015-es dhe në 7 sezone fitoi shumë me fanellën bardhezi, por drejtuesit e klubit vendosën të mos i ofrojnë rinovimin, ndaj tashmë argjentinasi do të zgjedhë vetë të ardhmen.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency