Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Dygolësh i Benzemasë, Reali vuan, por merr atë që do në fushën e Valladolidit

Reali i Madridit fitoi 2-0 përballë Valladolidit në transfertë, një rezultat në pamje të parë mund të tregojnë dominim të skuadrës së Ancelottit, por në të vërtetë sfida ishte e hapur deri pak minuta para fundit.

Gjatë pjesës së parë madrilenët pretenduan për penallti për prekje të topit me dorë nga një lojtar vendës, por kryesori e gjykoi të pavullnetshme, ndërsa në minutën e 17-të Karim Benzema humbi një rast të pastër, vetëm pak metra larg portës.

Nga ana tjetër, Tibaut Courtois kreu një pritje spektakolare në minutën e 36-të.

Edhe pjesa e dytë nisi e ekuilibruar, për të ardhur më pas te penalltia e fituar nga Reali në minutën e 82-të, e shndërruar në gol nga Karim Benzema. Leon i Valladolidit u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të gabuar, çka ia bëri më të lehtë punën Realit, që mbylli përfundimisht llogaritë me golin e dytë personal të Benzemasë një minutë para fundit të kohës së rregullt.

Reali e mbyll vitin në kuotën e 38 pikëve, një më pak se Barcelona, që luan këtë të shtunë derbin me Espanyolin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...