Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Dygolësh i Mbappesë, PSG fiton ndaj Auxerre dhe “hipotekon” titullin e 11-të në histori

PSG, praktikisht kampion i Ligue 1 në Francë. Në javën e 36-të të elitës së futbollit francez, skuadra pariziene mposhti 0-2 Auxerre dhe ruan diferencën prej gjashtë pikësh me Lensin e vendit të dytë.

Në dy javët e mbetura të Ligue 1, është thjesht një skenar i pabesueshëm që Parisi t’i humbë madje me rezultat të thellë sfidat me Strasbourgun dhe Clermont dhe Lensi t’i fitojë bindshëm përballjet me Ajaccio dhe Auxerre, që Mbappe me shokë të humbin titullin për arsye golaverazhi.

Lexo edhe:

Sa i përket ndeshjes që mbylli javën e 36-të, ajo mori drejtim të pakthyeshëm që në minutat e para falë dy golave të shpejtë të Kylian Mbappesë.

Të parin, sulmuesi francez e realizoi në minutën e 6-të, pas asistit të Ruiz.

Dy minuta më vonë, Messi ftoi në goditje Mbappenë, që nuk fali në hyrje të zonës.

U duk sikur PSG e “vrau” shumë shpejt ndeshjen, por vendësit u kthyen në lojë falë golit të Sinayoko, që në këtë rast, duhet pranuar, ka edhe “bashkëpunimin” e Donnarummas.

Gjithsesi, në minutat e mbetura PSG e ruajti rezultatin e tashmë mund të festojë titullin kampion, edhe pse zyrtarisht në përfundim të javës së 37-të.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...