Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Dygolësh i Uzunit, sulmuesi “arratiset” në renditjen e golashënuesve dhe i fal 3 pikë Granadës

Myrto Uzuni “vesh” edhe njëherë tjetër kostumin e Superheroit për skuadrën e Granadës teksa realizoi një dygolësh në ndeshjen shtëpiake ndaj Tenerifes të fituar me rezultatin 2-0. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonist absolut në suksesin e katërt radhazi për Granadën duke qenë se në minutën e pestë të pjesës së parë lëvizi bukur në zonë duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të shkaktonte 11-metërsh.

Pas edhe një konfirmimi të VAR-it, nga pika e bardhë, u paraqit vetë beratasi i cili me gjakftohtësi shkundi rrjetën dhe kaloi të tijtë në avantazh. Një gol që mbeti në fuqi deri në minutën e 82-të teksa ishte pikërisht Uzuni që dyfishoi, përsëri nga pika e bardhë.

Rezultati 2-0 nuk ndryshoi deri në fund teksa lojtari shqiptar konfirmoi formën e shkëlqyer duke realizuar golin e pestë radhazi në tre ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, Uzuni zgjeron edhe më shumë diferencën me ndjekësit në tabelën e golashënuesve teksa kryeson i vetëm në LaLiga2 me 17 gola të realizuar. Sakaq, pas këtij suksesi, Granada renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 47 pikë, dy më pak se kryesuesit e Las Palmas teksa nën udhëheqjen e Uzunit skuadra duket në rrugën e duhur drejt rikthimit në elitën spanjolle, LaLiga.

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...