Taulant Seferi është përshtatur për mrekulli te Vorskla Poltava në Ukrainë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, realizoi sot dygolëshin e dytë radhazi në kampionat.
Skuadra e 26-vjeçarit nga Kumanova, mori një pikë pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Veres-Rivne. Seferi zhbllokoi takimin në minutën e 25’ me një gol shumë të bukur.
LEXO EDHE:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- VIDEO/ Seferi i pandalshëm, shënon golin e shtatë në Ukrainë
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
“Ish”-i i Tiranës tregoi aftësitë e bomberit duke befasuar mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli i dytë erdhi pesë minuta nga fundi falë një penalltie të saktë.
Seferi ndodhet në formë të shkëlqyer dhe është ngjitur në shifrën e 8 golave në kampionatin ukrainas. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Dovbyk (Dnipro) me 12 gola dhe Buyalskyy (Dinamo Kiev) me 11.
