Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Dzeko merr për dore Interin dhe i jep tre pikët në transfertën ndaj Sassuolos

Edin Dzeko shënon dy herë në portën e Sassuolos dhe rikthen Interin te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve radhazi të zikaltërve. Sulmuesi boshnjak shënoi në fundin e pjesës së parë dhe më pas në të 75-ën, duke shkuar në kuotën e 101 golave në Serinë A, ndërsa zikaltrit u larguan me 3 pikë mjaft të vlefshme nga transferta ndaj Sassuolos në “Mapei Stadium”.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me Interin që kishte më shumë iniciativë, por pa krijuar raste të mira shënimi, teksa sfida u zhbllokua në të 45-ën me anë të Dzekos, që përfitoi nga një rrëmujë në zonë, për të shtyrë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Inzaghi nuk riktheu më në fushë Asllanin, për shkak të një kartoni të verdhë të marrë që në minutën e 19’, ndërsa në të 60-ën Fratessi u harrua në zonë nga mbrojtja zikaltër dhe riktheu baraspeshën.

Interi nuk mund të pajtohej kurrsesi me rezultatin dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën e zijeshilëve, teksa në të 74-ën ishte Lautaro që goditi portën, por Consigli i mohoi golin, duke e grushtuar topin në këndore.

Vetëm një minutë më vonë, Mkritaryan gjeti sërish Dzekon në zonë dhe boshnjaku shënoi golin e dytë personal, duke i dhënë tre pikët Interit, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve, momentalisht në vendin e 7, por ende larg kreut.

Goli i dytë i Dzekos:

Goli i parë i Dzekos:

Formacioni i Interit (3-5-2): Onana; D’Ambrossio, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro, Dzeko.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...