Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

VIDEO/ E bëri Titen të kërcejë, Richarlison mëson edhe Ronaldon. Më pas prek Fenomenin për fat

Tre gola në këtë Kupë Bote e shndërrojnë Richarlison në pikën e referimit në sulmin e Brazilit. Edhe në sfidën e 1/8-tave ndaj Koresë së Jugut, firma e lojtarit të Tottenham nuk mungoi madje duke realizuar një prej golave më të bukur të mbrëmjes, edhe për shkak të kombinimeve perfekte të Selecaos.

Një gol që bëri të kërcente edhe trajnerin Tite, i shfaqur gjithnjë serioz deri në atë pikë. Richarlison e ftoi në festën e tij dhe trajneri nuk ngurroi, ndërsa së fundmi, festimin e 25-vjeçarit që tashmë është shndërruar në një trend e imitoi edhe Ronaldo Fenomeni.

Teksa ishin të dy së bashku, Richarlison i mësoi Ronaldos lëvizjet e tij ndërsa në fund, lojtari i Tottenham provoi edhe të “vjedhë” pak nga magjia e Fenomenit teksa i prek këmbët, me të cilat ish-numri 9 i ka dhuruar Brazilit dhe jo vetëm çaste të pafundme lumturie.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...