Mirupafshim në 2023-shin. Mbrojtësi turk i Romës, Zeki Çelik u dëmtua mbrëmjen e djeshme pas një pakujdesit të shokut të tij të skuadrës, Gianluca Mancini dhe do të rikthehet sërish në fushë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.
I zëvendësuar që në minutën e katërt të sfidës mes Romës dhe Betisit, turku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë paradites së sotme, nga ku u konstatua se do ta ketë të pamundur të rikthehet në fushë para Botërorit.
Zeki Çelik iu bashkua Romës verën e kaluar dhe gradualisht po fitonte hapësira në krahun e djathtë të mesfushës me 5 të Mourinhos, por tani do t’i duhet të ndalet gjatë, para se të zbresë sërish në fushë.
VIDEO e dëmtimit të Zeki Çelik…
