Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ E pabesueshme nga Norvegjia, portieri sherr me shokun e skuadrës

Nuk është hera e parë që në futboll ndodhin përplasje mes shokëve të së njëjtës skuadre. Mirëpo, ato zakonisht shuhen në fushë me ndërhyrjen edhe të pjesës tjetër të ekipit, ndërsa në dhomat e zhveshjes, kur nervat janë të rëna vjen edhe pajtimi.

Por, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë mes portierit Gunarsson dhe Brekalo të skuadrës Viking në Norvegji. Në ndeshjen e djeshme, dy shokët u përplasen në fushë, ndërsa portieri bëri edhe një gjest të shëmtuar pasi simuloi sikur Brekalo e goditi.

Në këtë formë, Brekalo u ndëshkua nga arbitri me karton të kuq duke lënë të tijtë me 10 vetë. Për fat të mirë, loja ishte në minutat e fundit dhe ky episod nuk e pengoi Viking të fitonte me rezultatin 2-3, ndërsa Brekalo dhe Gunarsson me siguri do të kenë shumë për të sqaruar në ditët në vijim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...