Shkupi dominoi kampionatin e Maqedonisë së Veriut këtë sezon, duke fituar titullin kampion pas 21 vitesh, i katërti në historinë e klubit shqiptar nga Çairi, dhe i pari me emrin aktual.
“Shvercerat” u shpallën zyrtarisht kampionë më 23 prill, teksa dita e sotme është e mbushur plot festë. Luhet në shtëpi përballë Akademija Pandev, sfida e fundit këtë edicion.
Spektakolare koreografia e ultrasve nga kryeqyteti përpara fillimit të ndeshjes, teksa në stadiumin e Çairit u krijua një atmosferë fantastike, aty ku nuk mungojnë “Tirona Fanatics”, të cilët kanë një miqësi të hershme me “Shvercerat”.