Legjionarët

VIDEO/ Ekzekutim për t’u harruar, në Poloni nuk e falin dhe bëjnë “humor të zi” me Muçin

Ernest Muçi nuk është në momentin e tij më të mirë teksa sezonin me Legia Varshavën e mbylli si një futbollist që kishte dalë jashtë planëve të skuadrës. Me ndryshimin e trajnerit, u duk se për lojtarin shqiptar do të “frynte një erë e re”, teksa ish-futbollisti i Tiranës do të duhej ta tregonte veten në miqësoret parasezonale që po zhvillojnë polakët.

Por, nëse në ndeshjen e kaluar miqësore ndaj Chojniczanka, Muçi nuk zbriti në fushë, në testin e rradhës shqiptari u bë protagonist për keq teksa u aktivizua në fraksionin e dytë të lojës ndaj rumunëve të Sepsi Sf. Gheorghe.

Në një moment të caktuar, 21-vjeçari mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme megjithatë në fund dështoi keq. Kaq mjaftoi dhe mediat polake kanë nisur të bëjnë “humor” me goditjen e Muçit duke e cilësuar si ekzekutimin më të keq në histori. Megjithatë, e sigurt është se Muçi duhet të rigjejë besimin në vetvete pasi në të kaluarën ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha në fushë.

Sakaq, në miqësoren të cilën Legia e fitoi me rezultatin 1-0, në minutën e 46-të u aktivizuan edhe dy shqiptarët e tjerë të polakëve, Jurgen Çlehaka dhe Lirim Kastrati.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency