Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Eliminim i dhimbshëm i Arsenalit, Sportingu triumfon te penalltitë

Arsneali jashtë Europa League-s. “Topçinjtë e Londrës u eliminuan nga Sportingu i Lisbonës në lotarinë e 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1, teksa takimi në Lisbonës kishte përfunduar 2-2.

Në “Emirates” u zhvillua një takim emocionues, i zhbllokuar nga Granit Xhaka, për të ardhur më pas të ai barazim spektkolar falë një goli të shënuar thuajse nga mesfushë.

Në “ruletën” e penalltive futbollistët  Sportingut u treguan 100% të saktë (3-5), ndërsa për Arsenalin gaboi në serinë e katërt Saka.

Golat

Granit Xhaka tregon edhe një herë se është lider i padiskutueshëm i Arsenalit. Mesfushori shqiptar i “Topçinjve” zhbllokoi takimin me Sportingun e Lisbonës në minutën e 19-të, pasi ndoqi një aksion të Martinellit nga e majta.

Sulmuesi brazilian, në fakt, u ndal nga portieri, por topi shkoi të këmbët e Xhakës, që nuk fali, 1-0.

Kujtojmë që takimi i parë i zhvilluar në Lisbonë ka përfunduar në barazim, 2-2.

Gjithsesi, epërsia e Arsenalit zgjati deri në minutën e 62-të, kur Pedro Goncalves barazoi shifrat me një gol thuajse nga mesfusha.

 

Goditjet e penalltive:

Sporting              Arsenal

St. Juste +              Odegaard      +

Esgaiao  +              Saka                +

Inacio     +              Trossard        +

Gomez   +              Martinelli       –

Santos    +

 

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Europa League

Sërish telashe për portierin serb të Sevillas Marko Dmitrovic. Në raundin paraardhës të Europa League, gardiani u sulmua në fushë nga një tifoz i...

Kombëtare

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...