Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Eliminohet Xhaka, West Ham-Fiorentina, finalja e Pragës

West Ham United siguron biletën për në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Skuadra angleze, e cila e kishte fituar 2-1 sfidën e parë të zhvilluar në Londër, fitoi 0-1 në fushën e Alkmaarit, me gol të Fornals në minutë e katër shtesë.

Basel-Fiorentina 1-3 (Andouni 55’/ Gonzales 35′, 72′, Barak 129′)

Fiorentinës iu deshën mbi 130 minuta për të mposhtur Baselin (1-3). Fiorentina e mbyll në epërsinë e një goli pjesën e parë të ndeshjes së kthimit me Baselin në gjysmëfinale të Conference League, duke barazuar rezultatit e përgjithshëm në 2-2.

Në minutë ne 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, ekzekutuar nga Biraghi, Gonzalez, i pambuluar në zonës, realizon lehtësisht me kokë, 0-1.

Një gabim i pafalshëm i futbollistëve të Fiorentinës në minutën e 55-të i kushton shtrenjtë skuadrës vjollcë.

Amdouni përfiton nga rrëshqitja e kundërshtarit dhe në pozicion të prirët bën më të mirën, 1-1.

Tjetër gabim i mbrojtjes së Baselit, që i jep mundësinë Gonzalezit të realizojë golin e dytë personal, duke kthyer epërsinë për Fiorentinën.

Golin e kualifikimit Fiorentina e realizoi në minutën ne 129-të (ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta në kohën shtesë) me Barak, duke shmangur kështu ruletën e penalltive.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...