Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Emocione dhe gola në “Anfield”, Diogo Jota-Salah nderojnë Liverpoolin,

Liverpooli siguroi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Tripikësh fantastik për Leicester City në garën për mbijetesën, ndërkohë që nuk pati fitues në duelet Brentford-Aston Villa dhe Crystal Palace-Everton.

The Reds mposhtën 3-2 Nottingham Forest në “Anfield”, sfidë ku golat u shënuan në pjesën e dytë. Dygolëshi i Diogo Jota dhe rrjeta e Momo Salah i dhuruan fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.

Lexo edhe: 

Nottinghami barazoi takimin në dy momente me Neco Williams dhe Morgan Gibbs-White, por në fund nuk siguroi pikë. Liverpooli është ngjitur në vendin e shtatë me 50 pikë. Zona Champions është 6 pikë larg për momentin.

Leicester City rikthehet të festojë pas nëntë ndeshjesh pa fitore. Kelechi Iheanacho dhe Timothy Castagne i dhuruan “Dhelprave” fitoren 2-1 ndaj Wolves. Brentford-Aston Villa u mbyll në barazim 1-1 (Toney/Douglas Luiz), ndërkohë që nuk pati gola në Crystal Palace-Everton.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...