Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Emocione e spektakël, Girona i jep leksion futbolli Barçës, ngjitet në krye

Girona i jep leksion futbolli Barcelonës në Montjuic (2-4) dhe merr e vetme kreun e renditjes në La Liga pas javës së 16-të. E konsideruar befasia e kësaj pjese të parë të sezoni, dominoi në derbin e Katalunjës, duke u shfaqur pikërisht në stilin e “blaugranava” në organizimin e lojës dhe qarkullimin e topit dhe me karakteri e shfaqur në fushë.

Një fitore 2-4 mes emocioneve dhe spektaklit, që hedh poshtë çdo aludim se ecuria e kësaj skuadre është rastësi.

Golat e Dovbyk, Gutierrez, Valey e Stuani bënë që finalizime e Lweandowskit e Gundogan të merrnin vetëm vlerë statistikore.

Një humbje e rëndë për Barcelonën, që tregon ndoshta limitet që ka skuadra e Xavit.

Girona me këtë fitore madhështore ngjitet në kuotën e 41 pikëve, dy më shumë se Reali i Madridit, kurse Barça mbetet në vendin e katërt me 34 pikë.

Lexoni edhe:

Golat:

11 minuta lojë i mjaftuan Gironës për të ndëshkuar Barcelonës në shtëpisë e kësaj të fundit. Pas një aksioni model, të zhvilluar në kufijtë e pozicionit jashtë loje, Dovbyk, i shërbyer saktë nga Tsygankov, mposht me lehtësi portierin Pena.

Zgjat pak festa e miqve, Lewandowski barazon me kokë në zhvillimet e një këndoreje.

Spektakolare Girona në fundin e pjesës së parë, Gutierrez hyn në zonë e “blagranave” dhe shënon me prepotencë golin e dytë.

Barça kapet në befasi pas një topi të gjatë të portierit, shënon Valeri.

Shkurton në 2-3 diferencë Gundogan, duke ngjallur shpresën për rezultat pozitiv.

Mbyll përfundimisht ndeshjen Stuani me golin e 2-4

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...