30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë dhe shënoi dy herë ndaj Aston Villës, duke i dhënë fitoren Legias.
Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ishte i papërmbajtshëm me shpërthimet e tij, teksa shënoi në minutën e 26’ dhe të 51-të, përkatësisht golin e dytë dhe të tretë për Legian.
Lexo edhe:
- Rekord në renditjen FIFA, Shqipëria e para në botë për pikët e fituara në shtator!
- Kritika për Asllanin dhe Arnautovic, Inzaghi u del në mbrojtje
- Gafa e radhës, Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin
- Ballkani për të shkruar historinë, rrugëtimi në grupe fillon nga Çekia
Në minutën e 72-të tekniku i Legias vendosi të ulë në stol sulmuesin shqiptar, i cili kishte dhënë gjithçka në fushë dhe sapo arbitri i katërt shfaqi tabelën me numrin 20, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë, duke thirrur në kor për shumë sekonda emrin e Ernest Muçit.
