Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ “Ëndrra mbaroi”, Higuain shpërthen në lot pas ndeshjes së fundit

Gonzalo Higuain zhvilloi mëngjesin e sotëm ndeshjen e fundit si futbollist profesionist. Inter Miami u mposht 3-0 nga New York City në sfidën e raundit të 1/8-ve në MLS, ndërkohë që “El Pipita” nuk i mbajti dot lotët dhe u shfaq shumë i emocionuar në fund të ndeshjes.

 

Ëndrra mbaroi, tani fillon një jetë tjetër. 17 vite e gjysmë karrierë, iku gjysma e jetës. Më kaluan në mendje gjithë imazhet nga e gjithë karriera ime. Po largohem shumë i lumtur, sepse kam dhënë gjithçka nga vetja. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi sulmuesi i njohur argjentinas pas përfundimit të duelit të fundit në karrierë. 

34-vjeçari shënoi 366 gola dhe dhuroi 127 asiste në 785 ndeshje, teksa fitoi trofe me Realin, Napolin, Juventusin dhe Chelsea – 14 në total – ndërkohë që me kombëtaren e Argjentinës u shpall nënkampion bote në Brazil 2014 dhe dy herë nënkampion në Amerikën Latine.

 

Një shoku im i skuadrës më thoshte gjithmonë se duhet të tërhiqesh ti nga futbolli dhe jo futbolli nga ti.Duhet të ndalosh kur të jesh ende në formë’, insistonte ai”, deklaroi goleadori disa ditë më parë kur lajmëroi fundin e karrierës së tij fantastike.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...