Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

VIDEO/ Ëndrra vazhdon, Saarbrucken kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Ëndrra Saarbrucken vazhdon. Skuadra që garon në divizionin e tretë të futbollit gjerman, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Die Molschder, të cilët kishin eliminuar më parë Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt, nxorën jashtë lojë edhe Borussia M’Gladbach, rival të cilin e mposhtën 2-1.

Fitorja erdhi në “frymën e fundit” falë golit të Kai Brunker, i cili evitoi shtesat dhe iu dhuroi tifozëve një tjetër mbrëmje për t’u mbajtur mend.

Festë edhe për Tim Civejën, mesfushorin shqiptar të Saarbruckenit. 22-vjeçari i lindur në Gjermani u fut në fushë në mesin e pjesës së dytë.

Lexo edhe:

Civeja debutoi me Shqipërinë U21 gjatë qershorit të vitit të kaluar, ndërkohë që është ftuar nga tekniku Alban Bushi për duelet eliminatore të Euro U21 2025. Kundër Finlandës dhe Zvicrës.

Saarburcken do të sfidojë Kaiserslauternin e Bundesliga 2 për një biletë në finalen e madhe. Gjysmëfinalja tjetër është Bayer Leverkusen-Dusseldorf.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...