Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Enzo Fernandez, gjesti pas golit dhe fjalët e trajnerit shuajnë dilemat

Enzo Fernandez nuk do të largohet nga Benfika në mes të sezonit. Mesfushori argjentinas u shpall lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Katarit, ndërkohë që Chelsea ushtron prej ditësh presion për ta transferuar në “Stamford Bridge”.

Media të ndryshme raportojnë se klubi anglez ka ofruar 127 milionë euro për 21-vjeçarin, por karriera do të vazhdojë në Portugali, të paktën deri në fund të sezonit. Fernandez shënoi golin e dytë në fitoren 0-2 ndaj Varzim në Kupën e Portugalisë. Pas golit bëri paqe me tifozët.

Do të qëndroj këtu”, dallohej në gjestet e mesfushorit latin, i cili dha një mesazh të qartë për mbështetësit e “Shqiponjave të Lisbonës”. Rreth situatës së tij foli edhe trajneri Roger Schmidt, duke i dhënë fund çdo dileme.

Enzo është futbollist i yni, pres që të vazhdojë të qëndrojë me ne. Telenovela rreth tij ka mbaruar, nuk ka çfarë të thuhet më, ky është një diskutim i mbyllur.

Nuk kam dyshuar kurrë në qëndrimin dhe personalitetin e Enzos. Ai është një djalë fantastik, është pjesë e Benfikës dhe e adhuron faktin që luan me Benfikën”, u shpreh trajneri gjerman.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...