Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Veliaj ndjen presionin, ndryshon mendje për Kompleksin Dajti

Pas denoncimit të Supersport dhe mediave të tjera në lidhje me prishjen e fushave të Sportit në Kompleksin Dajti, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, duket se ka ndier presionin duke ndryshuar mendje.

Edhe pse prishja e fushave tanimë është një fakt, kryetari i Bashkisë Tiranë, gjatë prezencës së tij në emisionin “Cim Peka Live”, në Syri TV, bëri të ditur se terrenit nuk do t’i ndryshohet destinacioni, dhe në të njëjtin vend do të ndërtohet një tjetër fushë sportive.

Reagimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë vjen pas një sërë denoncimesh në lidhje me ndryshimin e destinacionit të kompleksit Dajti, me Erjon Veliajn që ka bërë një premtim publik. Mbetet për t’u parë nëse do ta mbajë.

Jo, aspak. Nuk kam arrë urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në. E di që dëshironi që të kem përplasje me Ramën. Mirëpo, kjo gjë dëshirohet prej jush, por nuk është e vërtetë. Ky është mision i imi. FSHF është e pavarur, por jo i pakapshëm. Nuk do të ndaloj, përditë. Këtu ka dy gjykata, një të opinionit publik dhe togat e zeza. Nuk flet njeri, sepse nëse flet një klub, e zbret nga kategoria.

 

Dikush duhet ta bëjë këtë gjë, unë do e bëj. Dikush që ka federim a licencë, mos t’ia heqin licencën. Kam bërë padi ndaj Federatës. Në këtë betëjë, Armand Duka është kundërshtari im, jam aksioner në klubin e Tiranës, kam bërë fusha sportive në Tiranë. Edhe fusha e Laprakës është bërë me gjyq.

Nuk kam dhënë leje ndërtimi te fusha e Fiskulturës. Fusha atje do bëhet fushë, edhe pse kanë pronar privat, do shpronësohet. Kur një institucion thotë se kam marrë para nga ndonjë fondacion, duhet të bëjë diçka. Unë kam bërë më shumë se Duka, edhe kur kam pasur më pak lekë. Armand Dukës i duhet thënë sa delagatë ke.

Në kallëzim kërkohet transparencë, se kush është delegat, është denoncuar me emër Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, sepse kanë ndryshuar emrat e delegatëve, ka të bëjë me korrektësinë e zgjedhjeve. Aty gjetëm njerëz që kanë ardhur nga Shijaku, nga Mati, nuk ka racizëm këtu, por duhet të jenë emrat të saktë. E kemi bërë kallëzimin në Prokurori dhe mund të bëjmë edhe në SPAK, unë besoj se funksionojnë si organizatë kriminale”, deklaroi Veliaj.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...