Featured

VIDEO/ Ernest Muçi protagonist te Legia, ndëshkon kampionët e Austrisë

Legia e Varshavës po luan një miqësore përballë Salzburgut, skuadra kampione e Austrisë. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për polakët, me golin e dytë që u realizua nga Ernest Muçi.

Ishte minuta e 19-të kur sulmuesi 22-vjeçar mori një kros nga e djathta dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Finalizim i bukur i ish-sulmuesit të Tiranës, për të cilin përflitet se ka oferta nga La Liga.

Për Legian e ka nisur si titullar edhe Lirim Kastrati, sulmuesi i djathtë i Kosovës, ndërsa mesfushori Jurgen Çelhaka, kapiteni i Shqipërisë U21, po e ndjek takimin nga stoli.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency