Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Ernest Muçi “sinjal” Sylvinhos, tund rrjetën në Poloni

Ernest Muçi gjen golin e parë për vitin 2023 dhe të tretin sezonal në Ekstraklasa me Legian e Varshavës. Skuadra kryeqytetase fitoi 1-2 në fushën e Zaglebies.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 59’, duke kaluar Legian në avantazh të dyfishtë. 21-vjeçari nga Tirana devijoi saktë një goditje dënimi.

Ndeshja e Muçit zgjati 78 minuta, ndërkohë që Jurgen Çelhaka, shqiptari tjetër i Legias, e ndoqi gjithë takimin nga pankina.

Me suksesin e arritur në transfertë, Legia është ngjitur në kuotën e 38 pikëve në vendin e dytë të kampionatit polak, shtatë pikë më pak se kryesuesit e Rakow.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...