Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

VIDEO/ Erzeni s’i shqitet Bylisit, festojnë Apolonia dhe Besa

Garë e fortë po zhvillohet në Kategorinë e Parë. Erzeni fitoi 0-3 në fushën e Pogradecit, regjistroi suksesin e katërt radhazi në kampionat dhe renditet në vend të dytë me dy pikë më pak se Bylisi kryesues.

Golat e fitores për skuadrën e Nevil Dedes u realizuan nga Ersil Ymeri (2x) dhe Xhuljo Mehmeti. Apolonia iu fal golit të 21-vjeçarit Krisild Zoga në minutat shtesë për të thyer 0-1 Butrintit.

Fieraket po garojnë për vendin e tretë, që do të përballet në play-off me ekipin që do të renditet në pozicionin numër tetë në Abissnet Superiore, dhe numërojnë tre pikë më pak se Korabi, me ekipin dibran që ka luajtur një ndeshje më pak.

Besa vazhdon momentin e mirë, teksa sot triumfoi 2-0 në Kavajë kundër Vorës. Henri Sulovari zhbllokoi takimin në pjesën e parë, ndërsa Skerdian Perja vulosi fitoren e Besës falë një penalltie të ekzekutuar saktë.

Tre pikë mori edhe Tërbuni. Ekipi pukjan mundi 3-0 Maliqin (Peqini, Rezhda (aut), Kofi), duke regjistruar suksesin e tretë radhazi, dhe renditet në vend të pestë me 34 pikë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...