Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Ethemi i pandalshëm, “raketa” tetovare shënon sërish në Turqi

Valon Ethemi ka realizuar golin e radhës në Turqi. 25-vjeçari shqiptar zhbllokoi sfidën Istanbulspor-Alanyaspor në minutën e 67’. Lojtari nga Tetova u nis në sprint, mori një asist nga Eduard Rroca dhe dërgoi topin në rrjetë falë një parabole të bukur.

Ky ishte goli i nëntë sezonal në Superligën turke për Ethemin, i cili numëron edhe tri asiste. Tetovari është ftuar disa herë nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, teksa është aktivizuar në vetëm një ndeshje zyrtare dhe dy miqësore.

 

Ndërkohë, ky ishte asisti i parë për kapitenin Rroca, i cili ka shënuar edhe një gol. Për Istanbulsporin debutoi futbollisti Florian Loshaj, i cili u transferua vetëm pak ditë më parë tek ekipi nga Stambolli. Në pjesën e dytë, në fushë për vendasit u aktivizuan edhe Sindrit Guri dhe Jetmir Topalli.

Avantazhi i Istanbulsporit zgjati vetëm 4 minuta, portugezi Ivan Cavaleiro barazoi përkohësisht për Alanyasporin, por vendasit u rikthyen në avantazh në minutën e 77′. Loshaj dhuroi një asist fantastik për Emir Gultekin, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....